Ishte në banesë me bashkëshorten kur ndodhi shpërthimi — zbardhet dëshmia e Xhelal Mziut

Data

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas shpërthimit me tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Në dëshminë që ka dhënë për policinë, Mziu ka deklaruar se në momentin kur ndodhi shpërthimi, në banesë ishte vetëm ai dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht, askush nga banorët nuk u lëndua, dhe dëmet janë vetëm materiale. 

Hetimet paraprake po e cilësojnë ngjarjen si mesazh paralajmërues, pasi sasia e lëndës plasëse është e vogël dhe vendosja është bërë në pjesën e sipërme të murit rrethues të banesës.  Autoritetet po hetojnë pamjet nga kamerat e sigurisë si dhe po marrin dëshmi nga banorë të zonës për çdo lëvizje të dyshimtë para e pas shpërthimit. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related