Investimi i dhëndrit të Donald Trump në Sazan: Si e ‘bindi’ Ramën teksa pinin kafe në Davos

Data

Aventura e Jared dhe Ivanka! Të ndihmuar nga lidhjet politike dhe paratë nga shtetet e Gjirit, çifti i fuqishëm planifikon të zhvillojë resorte ultraluksoze në Shqipëri”, kështu e ka nisur artikullin media prestigjioze amerikane The Wall Street Journal.

“WSJ” shkruan për planin e dhëndrit dhe vajzës së Donald Trump për të ndërtuar resort në ishullin e Sazanit dhe se si lindi ideja pasi Jared Kushner kaloi një javë në jaht në plazhet e Shqipërisë.

Sipas medias prestigjioze, Kushner u mahnit nga bukuritë e Shqipërisë dhe i bëri propozimin kryeministrit Edi Rama disa muaj më vonë, gjatë një takimi në Davos.

Artikulli i plotë i WSJ:

Muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë në 2021, Jared Kushner dhe Ivanka Trump kaluan një javë me jaht së bashku me miqtë në plazhet e pacenuara të Shqipërisë në Adriatik. Ata u ngjitën në shkallët e gurta të një teatri grek 2200-vjeçar, darkuan në një jaht me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe u mahnitën aq shumë pas një vizite në një ishull ushtarak, sa menduan se do të ishte destinacioni i përsosur për një hotel luksoz, tha Kushner.

Udhëtimi la një përshtypje të tillë saqë kur Kushner u takua me Ramën disa muaj më vonë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ai bëri një propozim. Teksa po pinin kafe, Kushner tha se ishte “shumë, shumë i hipnotizuar nga bukuritë e Shqipërisë”, u shpreh në një intervistë Rama.

“Ai më pyeti nëse do të ishte ‘Ok’ që ta shqyrtonte për investime të mundshme.”

Dhe Rama i dha bekimin e tij dhe më shumë. Kushner, 43 vjeç, tani po punon me planet për një zhvillim prej 1 miliard dollarësh për resortet ultraluksoze. Ai po negocion detaje me qeverinë e Ramës për të vendosur vila ekskluzive në Sazan, ishullin ushtarak që ai vizitoi, një bazë të ish-nëndetëseve sovjetike ku bunkerë dhe tunele të braktisur janë të vendosur nëpër kodra shkëmbore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related