Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka dalë hapur kundër zvarritjes politike të çështjes Belinda Balluku, duke deklaruar se Kuvendi duhet t’i heqë menjëherë imunitetin zëvendëskryeministres, pa pritur asnjë vendim nga Gjykata Kushtetuese.
Në një intervistë televizive, Koçi u shpreh se po përdoret në mënyrë të qëllimshme një justifikim i rremë për të fituar kohë dhe për të mbrojtur politikisht Ballukun, e cila është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për procedura të tjera tenderuese.
Sipas tij, çështja e pezullimit nga detyra dhe ajo e heqjes së imunitetit janë dy procese tërësisht të ndara dhe nuk kanë asnjë arsye ligjore të lidhen mes tyre. Koçi theksoi se SPAK ka kërkuar arrestin për shkak të rrezikut të prishjes së provave dhe intimidimit të dëshmitarëve, ndërsa Gjykata Kushtetuese po shqyrton vetëm një çështje parimore mbi kompetencat e gjykatave ndaj ministrave.
“Pritja e Kushtetueses nuk qëndron. Janë dy gjëra të ndryshme. Kuvendi duhet të japë lejen për arrestin, pa justifikime politike,” u shpreh Koçi, duke nënvizuar se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht funksionit.
Ai shtoi se parlamenti duhet ta shohë veten jo si mburojë politike të qeverisë, por si garant të drejtësisë, duke mbështetur SPAK-un në objektivin e tij kryesor: ruajtjen e provave dhe mbarëvajtjen e hetimit penal.
Deklarata e Koçit vjen në një moment kur mazhoranca po përpiqet të fitojë kohë përmes Gjykatës Kushtetuese, ndërsa presioni publik për heqjen e imunitetit të Ballukut po rritet nga dita në ditë.