Impianti i gazit, në punë prej vitit 2022/ Dokumentat që injoroi Policia në show-n kundër “Delvina Gas”

Data

Në vitin 2022, kompania koncesionare “Delvina Gas” përfundoi një investim me vlerë totale 3.75 milionë dollarë për impiantin e pastrimit të gazit në vendburimin e Delvinës, në jug të Shqipërisë.

Ky impiant është pjesë kontratës koncesionare të nënshkruar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë private në vitin 2007 dhe shërben për të pastruar lëndën hidrokarbure nga sulfidet e hidrogjenit, një lëndë pa ngjyrë, me erën e keqe të vezës së prishur dhe shumë toksik.

Dokumentat e siguruar nga “Boldnews.al” dëshmojnë se përfundimi i punimeve për këtë impiant është konfirmuar nga kompania shtetërore e naftës, “Albpetrol”, si pronarja e vendburimit të Delvinës, ndërkohë që shoqëria koncesionare “Delvina Gas Company” caktoi dy inxhinjerë të saj për mbikqyrjen e funksionit të kësaj vepre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related