Ilnisa dhe Meriton/ Zbulohen arsyet që sollën ndarjen e çiftit: Mori valixhet dhe iku drejt…

Data

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, çifti i njohur nga “Big Brother VIP”, kanë kaluar kohë të vështira në marrëdhënien e tyre, të cilat duket se i kanë çuar drejt një ndarje të mundshme.

Problemet mes tyre u përfolën për herë të parë rreth një muaj më parë, dhe së fundmi është bërë e ditur se të dy kanë fshirë fotot e përbashkëta nga “Instagram”-i dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.

Mirëpo së fundmi burime pranë çiftit kanë bërë me dije se arsyeja kryesore e konflikteve ka qenë xhelozia. Meritonit nuk i kanë pëlqyer skenat e shpeshta xhelozie nga ana e Ilnisës, gjë që ka shkaktuar tensione dhe grindje të vazhdueshme. Pas disa përplasjeve, moderatori kosovar ka vendosur të largohet nga shtëpia e përbashkët, duke u kthyer fillimisht në Prishtinë dhe më pas duke udhëtuar drejt New York-ut për disa angazhime personale.

Nga ana tjetër, Ilnisa ka qëndruar në Tiranë, duke vijuar aktivitetet e saj. Në një deklaratë të shkurtër, ajo pranoi se mes tyre ka pasur probleme, por theksoi se “si çdo çift, edhe ne kemi grindje të vogla.” Megjithatë, largimi i Meritonit nga shtëpia dhe mungesa e komunikimit të hapur për situatën kanë ngritur dyshime për një ndarje përfundimtare.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në marrëdhënien e tyre janë marrëdhëniet e tensionuara të Ilnisës me familjen e Meritonit. Thuhet se familja e tij nuk e ka pranuar ende partneren, gjë që ka shtuar presionin mbi çiftin.

Pavarësisht se çifti u shpreh në të kaluarën se kishin projekte të mëdha së bashku, situata aktuale tregon se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse këto konflikte do të jenë të përkohshme apo do të çojnë në një ndarje përfundimtare

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related