Hetimi për Shëndetësinë, Vokshi sulmon përfaqësuesit e PS-së: Me urdhër të Ramës kanë vendosur që të kalojnë për miratim kërkesat!

Data

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi në një konferencë për mediat u shpreh se anëtarët e mazhorancës tentuan të pengonin ditën e djeshme punën e komisionit.

Ajo shtoi se ka një muaj që deputetët e PS me urdhër të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar korrupsionin e për të mos bërë transparencë, bllokojnë kërkesat për informacion.

“Koncesionet, abuzimet me to kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarë e shqiptarë.

Mes dhjetëra bojkoteve, PS dje kishte përgatitur një tjetër plan bllokimi.
Që dje hodhi planin 3 javor, pa pasur asnjë justifikim për të bojkotuar mbledhjen.

Më pas rrëzuan kërkesat për informacion, të cilat janë hapi i parë për hetimin parlamentar.

Ka një muaj që PS, deputetët e saj, me urdhër të Edi Ramës, për të mos bërë transparencë, për të mbuluar korrupsionin, për të mos dalë të emri i Ramës, Beqajt, Manastirliut, kanë vendosur që të bllokojnë kërkesat për informacion.

Refuzojnë që të pranojnë të kalojnë për miratim kërkesat.”, tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related