Hapen sërish aplikimet për kredi me 0%, Koçiu: Programi i dytë për 45 kuota, përfitues edhe infermierët

Data

Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu bëri të ditur se  janë hapur sërish aplikimet për kredi me 0% interes për blerjen e banesës, e ku përfitues në këtë faze nuk do jenë vetëm mjekët, por edhe infermierët.

“Kemi rihapur sërish këtë vit aplikimet me 45 kuota, ku nuk janë vetëm mjekët, por dhe infermierët që mund të aplikojnë”, u shpreh ajo.

Koçiu theksoi se për programin e dytë të kredive me interes 0% që sapo është hapur, aplikimi bëhet online nëpërmjet e-Albania.

“Aplikimet janë të hapura deri më 14 gusht, kështu që mjekët dhe infermierët që punojnë në sistemin publik shëndetësor janë të ftuar që të shohin kriteret në shpalljen publike që është bërë në portalin e-albania, ndërkohë edhe në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’u njohur pastaj me gjithë dokumentacionin që do duhet për të bërë aplikimin, sipas kritereve të parashikuara aty, me qëllim që pse jo, edhe ata të gëzojnë një banesë të re dhe kaq të bukur sa kjo e juaja”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related