Ish-shefi i Komisariatit nr.2 në Tiranë, Ritvan Pali, ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit, pas një presioni të hapur nga Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda. Sipas burimeve, Proda ka vepruar me dashakeqësi ndaj Palit, duke e penalizuar për arrestimin e shokut të tij, Altin Morinës – ish-efektiv i RENEA-s, i cili u arrestua nga SPAK për përfshirje në organizatë kriminale dhe trafik droge.
Pas këtij arrestimi, drejtimi i Prodes duket se ka nisur një valë hakmarrjeje ndaj efektivëve që godasin krimin, duke i transferuar në pozicione të margjinalizuara ose duke i vendosur në situata që e pamundësojnë punën e tyre. Kjo politikë ka çuar në largimin e Ritvan Palit nga radhët e policisë.
Ky fenomen tregon një realitet të rrezikshëm: sipas raportimeve, Policia e Shtetit po spastrohet nga efektivët që guxojnë të godasin krimin, ndërsa drejtuesit që duan të mbrojnë krimin e organizuar qëndrojnë të paprekur.
Një situatë e tillë nuk duket se shqetëson institucionet ndërkombëtare. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, sipas kritikave, nuk po adreson kriminalizimin e Policisë së Shtetit, duke u fokusuar në çështje më periferike, si tregu i rrobave të përdorura.
Pyetja mbetet: Si mund të mbrohet shteti ligjor kur ata që luftojnë krimin ndëshkohen nga vetë institucionet që duhet t’i mbështesin?
