Grupi Parlamentar i PD-së kërkon mocion me debat për prioritetet e qeverisë: Mazhoranca po i shmanget diskutimit

Data

Grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar një mocion me debat për prioritetet e qeverisë, veçanërisht për integrimin në Bashkimin Europian. Sipas opozitës, mazhoranca po i shmanget debatit dhe transparencës për qeverinë, duke refuzuar kërkesën për mocion.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se Konferenca e Kryetarëve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion, por vetëm vendos datën. Ai shtoi se kërkesa është konform rregullores dhe ka një pikë: aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, mazhoranca ka reaguar duke thënë se kërkesa e opozitës është pa formë dhe duhet të riformulohet për t’u shqyrtuar. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, tha se mazhoranca është e gatshme për debat, por kërkon që kërkesa të jetë në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related