Grabitje me fund absurd në Selanik: Dy hajdutë bien nga ballkoni 6 metra, pronari u jep ndihmën e parë

Data

Një përfundim aspak të pazakontë ka qenë ajo e grabitjes së një banese në Selanik. Dy persona, të cilët u futën për të vjedhur në një shtëpi, përfunduan duke u rrëzuar nga ballkoni prej një lartësie rreth 6 metra.

Ka qenë pronari i shtëpisë, i cili u ka dhënë ndihmën e parë e më pas ka lajmëruar ambulancën dhe më pas janë dërguar për mjekim në spital.

Policia raporton se autorët vodhën bizhuteri, telefona celularë, sende personale ndërsa pasi u plagosën u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore

Sakaq, në kërkim është shpallur dhe një person i tretë, i cili dyshohet të ketë pasur rolin e shoferit, i cili sipas hetimeve, i ka pritur jashtë rrethimit të banesës, dhe më pas ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related