Në Shtëpinë e Evropës, mbrëmjen e djeshme u organizua aktiviteti “Breaking the Moulds – Shaping the Future”, ku të pranishëm ishin ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, si edhe gazetarë dhe regjisorë të njohur në Shqipëri.
Shtëpia e Evropës u kthye të martën në një kinema, teksa histori të fuqishme dhe të patreguara morën dritë.
Sipas njoftimit të BE-së, në këto histori të rrëfyera përmes filmave të shkurtër u evidentuan mesazhe të guximshme, nga heshtja rreth trafikimit të qenieve njerëzore te qëndresa e harruar e grave nën diktaturë, dhe betejat e përditshme kundër stereotipeve.
