Gjykata Kushtetuese pezullon automatikisht shkarkimin e Veliajt nga Bashkia e Tiranës

Data

Gjykata Kushtetuese ka regjistruar ankesën e Erion Veliajt ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sipas nenit 115 të Kushtetutës, regjistrimi i ankesës ka efekt pezullues automatik për aktin administrativ të kontestuar, duke e bërë Veliajn ende në detyrë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Në një përgjigje për Euronews Albania, Gjykata konfirmoi se ky pezullim është i barazvlefshëm me njoftimin publik të aktit dhe se do të monitorojë procesin deri në shpalljen e vendimit përfundimtar. Ky zhvillim ka ndikuar në procedurat e mëtejshme, përfshirë dërgimin e vakancës për Bashkinë e Tiranës në Presidencë nga ana e Kryeministrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related