Gjykata e Lartë shtyn çështjen për ish-ministrin Lefter Koka dhe dy të tjerë, ja dënimet që kërkon SPAK

Data

Gjykata e Lartë ka shtyrë dje çështjen e Inceneratorit të Tiranës, për Lefter Kokën, Pëllumb Abeshi dhe Mirel Lertiro. Data e caktuar është 23 maj. Ish-ministri ndodhet në “arrest në burg” , i akuzuar për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, ndërsa për Pëllumb Abeshin është caktuar masa e arrestit në shtëpi. Ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg për aferën e Inceneratorit të Fierit. Ministri Koka me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg. Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, është dënuar me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg. Ndërsa për Klodian Zoton, aksioner kryesor i koncesionarit të Fierit ende në kërkim u kërkua dënimi 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg. Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj kanë fituar pafajësinë. Me shërbim prove janë 5 të akuzuar: Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

Dënimet që kërkon SPAK:

Lefter Koka – Ish ministri i Mjedisit – 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg

Alqi Bllako – Ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit – Kërkohen 7 vite burg. Me gjykim të shkurtuar  4.8 vite burg

Klodian Zoto –  Administrator i kompanisë koncensionare – Kërkohen 12 vite burg. Me gjykim të shkurtuar të vuajë 8 vite burg

Pellumb Abeshi -Ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit  – Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar.

Florian Muçaj –  Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit – Kërkohen 3 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Azem Shatëri  – Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit – Kërkohen 3 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar.

Erjon Murataj  – Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit – Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar.

Sabina Cenameri – Anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit – Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar.

Arben Dervishaj – Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit  – Kërkohen 4 vite me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg.

Loran Dusha 8 Administrator i Inceneratorit të Fierit (Në kërkim) – Kërkohen 8 vite burg. Është pranuar gjykmi i shkurtuar.

Arjola Kodra – Administratore e Inceneratorit të Tiranës (Në kërkim ) – Kërkohen 3 vite burg, është pranuar gjykimi i shkurtuar.

Arbër Denizi  – Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim) – Kërkohen 7 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar.

Juri Imeraj – Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim) – Kërkohen 7 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar.

Regan Merdani – Administrator i ‘Froggy”sh.p.k, ) – Kërkohen 4 vite burg. Eshtë pranuar gjykimi i shkurtuar.

Gentian Zifla – Administrator i ‘Itneg”sh.p.k – Kërkohen 4 vite burg. Eshtë pranuar gjykimi i shkurtuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related