Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ervina Gjana për dosjen e AKSHI, vijojnë hetimet e SPAK për tenderët

Data

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervina Gjana, e cila kërkonte kthimin e telefonave celularë të sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve për AKSHI.

Më herët, Gjykata e Apelit kishte vendosur t’i ktheheshin vetëm pajisjet e fëmijëve, duke refuzuar kërkesën për kthimin e të gjitha sendeve të sekuestruara. Pas këtij vendimi, Gjana iu drejtua Gjykatës së Lartë, e cila tashmë ka lënë në fuqi vendimet e mëparshme.

Hetimet e SPAK-ut përfshijnë kontrolle edhe në banesën e zyrtares, pasi bashkëshorti i saj, Renato Hristic, rezulton i lidhur me biznesmenin Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim.

Në këtë çështje janë vendosur masa sigurie për disa persona, përfshirë ish-drejtoreshën Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoreshën Hava Delibashi. Ndërkohë, në kërkim vijojnë edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët konsiderohen nga SPAK si përfituesit kryesorë të tenderëve.

Sipas hetimeve paraprake, personat e përfshirë dyshohet se kanë ushtruar presion dhe shantazh ndaj bizneseve për të ndikuar në proceset e tenderimit, duke krijuar një skemë të dyshuar korrupsioni në nivele të larta.

Vendimi i Gjykatës së Lartë konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në këtë çështje, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related