GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Benet Becin dhe pesë të pandehur, veçohet çështja për një të akuzuar

Data

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, dhe pesë të pandehur të tjerë, të akuzuar në lidhje me një procedurë prokurimi publik me vlerë rreth 68 milionë lekë, e zhvilluar gjatë kohës kur Beci drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Vendimi për gjykim të shkurtuar është marrë për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazanin, Yllka Nishkun dhe Rudin Gjonin. Ndërkohë, për të pandehurin Premtim Dauti, gjykata vendosi ndarjen e çështjes dhe vijimin e gjykimit me procedurë të zakonshme.

Gjatë seancës, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre kërkuan pushimin e çështjes, duke argumentuar se ajo duhet të përfshihet në përfitimet e ligjit për amnistinë. Sipas tyre, dispozitat e këtij ligji mund të zbatohen për veprat penale të kryera deri më 31 maj 2026, të cilat parashikojnë një dënim maksimal deri në tre vjet burg.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) deklaroi se do të paraqesë qëndrimin e saj me shkrim mbi këtë kërkesë në seancën e ardhshme, ndërsa trupi gjykues bëri të ditur se do të shprehet për këtë çështje në vendimin përfundimtar.

Seanca e radhës është caktuar më 14 shtator, kur prokurori i çështjes pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare.

Sqarim: Procesi gjyqësor është në vijim. Personat e përfshirë prezumohen të pafajshëm deri në provimin e fajësisë me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related