GJKKO dënon grupin që trafikonte emigrantë drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Data

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për një grup të strukturuar kriminal të akuzuar për trafikimin e emigrantëve drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dënuar me 8 vite burg Luc Melaj, i konsideruar si organizatori kryesor i aktivitetit kriminal.

Sipas hetimeve të SPAK, grupi organizonte kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt SHBA-së kundrejt pagesave që varionin nga 40 mijë deri në 45 mijë dollarë për person. Prokuroria pretendon se të paktën 25 persona janë ndihmuar të emigrojnë ilegalisht përmes këtij rrjeti.

Luc Melaj u shpall fajtor për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikim dokumentesh”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”.

Fillimisht, gjykata e dënoi me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 8 vite burgim. Ai do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Në të njëjtin proces gjyqësor u dënuan edhe Emanuel Melaj dhe Gëzim Camaj, të cilët u shpallën fajtorë për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Të dy u dënuan me nga 4 vite burg, por gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për një periudhë 3-vjeçare.

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e pasurive të Luc Melajt, duke kaluar në favor të shtetit shuma monetare dhe mjete të sekuestruara gjatë hetimeve.

Mes pasurive të konfiskuara përfshihen:

  • 625 mijë lekë
  • 8125 euro
  • 3060 dollarë amerikanë
  • 240 dollarë kanadezë
  • një automjet tip “Mercedes Benz”
  • një automjet tip “Volkswagen Touran”
  • disa aparate celularë

Sipas dosjes hetimore, grupi përdorte dokumente të falsifikuara dhe itinerare tranziti për të organizuar kalimin ilegal të emigrantëve drejt SHBA-së.

Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve në Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related