Gjirokastra e Kumbaros në harresë/ Parku Kombëtar i Vjosës me plehra dhe ujëra të zeza, kërcëni* për qytetin e UNESCO-s

Data

Në një kohë kur bota reflekton mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, lumi Drino – një degë kryesore e lumit Vjosa, tashmë shpallur “Park Kombëtar” – paraqet një pamje alarmante. Mbeturina, ujëra të zeza dhe neglizhencë institucionale e kanë kthyer Drinon në një zonë me ndotje serioze dhe erë të rëndë, duke u kthyer në problem për banorët dhe turistët që vizitojnë qytetin e UNESCO-s, Gjirokastrën.

Aktualisht, janë të identifikuara tetë pika shkarkimi të ujërave të zeza që derdhen direkt në shtratin e Drinos. Këto pika ndotjeje shtrihen nga zona e ish-SMT-së deri në zonën e Gërhotit, përgjatë një segmenti prej rreth tre kilometrash.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related