Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u zbërthye para prokurorëve të SPAK dhe denoncoi aferat e Ahmetajt, nga takimet me “bosët” e inceneratorëve, te udhëtimet në Gjermani dhe fjetja në hotel me 5 yje, zbardhen detaje nga dosja

Data

Ish-ministri i Energjisë, njëherësh deputet i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, duket se është kthyer në i penduar i drejtësisë. Në dosjen e plotë të SPAK për korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt dhe rolin e tij në çështjen e inceneratorëve, del në pah ish ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri. Prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai, përpos të tjerave, thonë se nga zbërthimi i kompjuterit me materiale të Klodian Zotos rezulton i implikuar edhe Damian Gjiknuri në aferën e Arben Ahmetajt me inceneratorët. (Ahmetaj, thuhet në dosje, qëndron pas inceneratorit të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës). Por Gjiknuri duket se ka shpëtuar, pasi është zbërthyer në SPAK, duke fundosur Arben Ahmetajn. Rrëfimi i Gjiknurit, në dukje i sinqertë dhe i detajuar, duke se ka ndikuar te Dumani për ta falur. Ndryshe nga Ahmetaj i cili vetëm ka mohuar dhe gënjyer para hetuesve, Gjiknuri është zbërthyer, madje duke u ndalur në detaje të hollësishme, deri edhe tek mënyra se si ndihej kur flinte në hotel me 5 yje me paratë e Klodian Zotos së inceneratorëve, shkruan portali “Prapsekana.com”. Nga hetimi ka rezultuar se në 2 shtator të vitit 2014, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj kanë fjetur në Hotel Marriot, Frankfurt, Gjermani.

Pazaret

Paratë për akomodimin janë paguar nga Klodian Zoto. Arben Ahmetajt ndikonte për t’i dhënë Zotos punë publike, ndërsa më pas e përdorte Zoton si bankomat. Në rrëfimin e tij, Gjiknuri thotë se atë natë ka qenë sëmurë, se nuk e dinte se kush ia ka paguar hotelin, por shton se me pagesat është marrë Arben Ahmetaj, i cili sipas tij kishte lidhje me Klod Zoton. Në vijim Gjiknuri ka rrëfyer se në vitin 2011 Ben Ahmetaj i ofroi lidhjen e tij Kodon Zoton si një person që merrej me çështjet e ujësjellësve, ku më pas Gjiknuri është angazhuar në negociata dhe ka lidhur Zoton me personat e duhur sidomos në zonën e Gramshit. “Në vitin 2011, u zhvilluan zgjedhjet vendore dhe Partia Socialiste në Gramsh fitoi 9 nga 11 njësi vendore. Unë isha deputet dhe përgjegjës politik për zonën e Gramshit për Partinë Socialiste. Pas vitit 2011 qeveria Berisha decentralizoi ujësjellësit. Pra ujësjellësit kaluan bashkive. Bashkitë ishin aksionere. Filloi një luftë politike ne Shqipëri për te marre administrimin e ujësjellësve. Kisha dëgjuar qe ne Fier dhe ne disa vende te tjera se PS kishte marrë ujësjellësin, pra që këshilltarët e PS kishin vendosur administratorë të tyre dhe kam pyetur ndoshta Ben Ahmetaj, pasi ai merrej me çështjet ekonomike tek PS kurse unë merresha me pjesën juridike. Ahmetaj më tha që do të më lidhte me nja dy veta që i njoh dhe që merren me çështjet e ujësjellësve që si të bënin letrat këshilltarët e bashkisë. Këshilltarët e bashkisë emëronin këshillin mbikëqyrës të ndërmarrjes së ujësjellësit. Arbeni më dha numrin e Klodian Zotos, dhe më tha është filani, unë i thash e njoh, më tha edhe për Mërtirin por që më përpara nuk e kisha njohur. E kam takuar Klodian Zaton, i cili më tha që do me asistonte se çfarë dokumentash duheshin bere, unë e lidha më pas me disa përfaqësues në Gramsh, dhe ky proces ka zgjatur dy-tre muaj, derisa u bë emërimi i Drejtorit të Ujësjellësit, i cili quhet Tajar Bici…. Me sa kujtoj ka patur një konflikt administrativ në lidhje me regjistrimin e Ujësjellësit ne QKR. Pasi mbaroi asistencën në lidhje me çështjen e ujësjellësit, unë nuk kam patur marrëdhënie me te. Marrëdhënia jonë u shkëput për rreth një vit, deri kur fituam zgjedhjet e përgjithshme dhe unë u emërova Ministër i Energjisë dhe Industrisë, në vitin 2013…., “ka rrëfyer Gjiknuri në SPAK.

Përfshirja e drejtorit Albpetrol

Më pas Gjiknuri thotë se Klod Zoto i ka shkuar në zyrë, pasi kërkonte gaz për një fabrikë qelqi. Gjiknuri ka vendosur në lëvizje Endi Pukën, në atë kohë drejtor i Albpetrol dhe ushtar i Koço Kokëdhimës. Puka shpalli tenderin që e fitoi kompania e Klodian Zotos, por kontrata nuk u lidh, pasi Zoto nuk kishte më interes. …Unë i thashë se nëqoftëse doni gaz për fabrikën, duhet të hyni në procedurë tenderi shitje. Albpetroli llogariti çmimet sipas standardeve, Kodiani u fut në garë me një kompani të tij që nuk ia di emrin, u shpall fitues ku ka qenë ofertues i vetëm, dhe nuk lidhi kontratën për shkak se nuk kishte më interes. Në mos gaboj, Albpetroli duhet të ketë marrë sigurimin e ofertës, por nuk jam i sigurt për këtë gjë, pasi nuk e kam ndjekur këtë rast. Kaq është historia e gazit në lidhje me Klodian Zoton. Mesa më kujtohet në këtë kohë, pra kur janë kryer këto procedura në lidhje me shitjen e gazit, administrator i Albpetrolit ka qenë Endri Puka….”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related