Genc Çobani: Bashkimi Europian nuk është fasadë, integrimi i Shqipërisë nuk bëhet me propagandë por me zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve

Data

Gazetari Genc Çobani ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet debati publik mbi integrimin europian të Albania, duke theksuar se vëmendja po largohet nga problemet reale të qytetarëve.

Në një lidhje direkte për një emision televiziv, Çobani u shpreh se çështja kryesore nuk është nëse Shqipëria do të hyjë në Bashkimi Europian, por mënyra se si po shkon drejt këtij procesi.

“Problemi nuk është pse po hyjmë në Bashkimin Europian, por si po hyjmë në Bashkimin Europian”, deklaroi ai.

Sipas gazetarit, ndërkohë që vendi përballet me korrupsion, rritje të kostos së jetesës, pasiguri dhe probleme sociale, debati publik është fokusuar pothuajse tërësisht tek integrimi europian.

Genc Çobani përmendi gjithashtu problematika të tjera që, sipas tij, po mbeten jashtë vëmendjes politike dhe mediatike, si skandalet me ushqimin, ndotja, pensionet dhe trajtimi i shtresave në nevojë.

“Po dëgjojmë çdo ditë probleme me ushqimin, ndotjen, pensionet dhe trajtimin e shtresave në nevojë. Këto tregojnë se ende nuk jemi si gjithë Europa”, u shpreh ai.

Gazetari rikujtoi edhe sloganin e lëvizjes studentore të viteve ’90, duke theksuar se synimi i asaj kohe ishte “Shqipëria si gjithë Europa” dhe jo vetëm “Shqipëria në Europë”.

Sipas tij, procesi i integrimit nuk duhet të mbetet një debat formal mbi hapjen dhe mbylljen e kapitujve negociues, por duhet të shoqërohet me përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve.

“Integrimi nuk është vetëm hapje dhe mbyllje kapitujsh”, theksoi Genc Çobani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related