Gazetari Genc Burimi, i ftuar në një studio televizive solli një analizë të zgjeruar mbi zgjedhjet e fundit. Ai u shpreh se votuesit nuk i bojkotuan thjesht për arsye politike, por si formë proteste ndaj sistemit zgjedhor dhe mungesës së reformave reale. Ai argumenton se pjesëmarrja e ulët është pasojë e një “memorie kolektive” të elektoratit, që mban mend padrejtësitë e mëparshme, ndërsa sistemi aktual nuk ofron as garanci për zgjedhje të ndershme, as fuqi reale për pushtetin vendor. Sipas Burimit, zgjedhjet ishin “një farsë e përsëritur”, që kërkon një tronditje të thellë të sistemit për të rikthyer besimin qytetar në procesin demokratik.
Genc Burimi:
Po sigurisht, shiko, në radhë të parë njëherë, analiza, analiza e parë duhet të kërkohet nga ata që ishin në terren dhe që humbën. Ata besoj janë shumë më afër sesa ne të terrenit, për të parë, për të kuptuar çfarë ndodhi. Shiko, unë kam qenë kundra mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Në përgjithësi. Këto zgjedhje në radhë të parë dhe njëherë, janë një protestë kundra sistemit, përpara se të shkojmë te qeverisja e PS-së, sigurisht apo dhe te, domethënë ata që nuk shkuan, janë të PD-së, sigurisht. Megjithëse ka fituar PD-ja. Pra është kundra sistemit elektoral të dyja komponentët. Edhe në komponentin e vjedhjes së zgjedhjeve, dhe unë këtë s’do ta jap për nëntorin, si mund të hysh në një zgjedhje, kur ndeshja e mëparshme t’u vodh 5-0. Domethënë kishe dhe arbitrin, kishe dhe VAR-in, kishte dhe gjithçka me vete. Pra përpara se të korrigjohej ajo gjë, s’mund të shkoje prapë në një farsë të re. Dhe këtë, elektorati e mban në atë memorien cerebrale, atë që ndodhi. Asgjë s’ndryshoi, asgjë nuk u ndërmor si reformë. Të njëjtat shkaqe do të çojnë në të njëjtat pasoja, kështu që kjo ishte për mendimin tim, freni i parë i votuesve. Freni i dytë i votuesve, ishte një, unë nga këta të pestë të pavarurit që morën pjesë në zgjedhje, tre apo katër, i ktheva intervistuar në kuadrin e një grupi gazetarësh.
