Gazetarja Anila Hoxha paralajmëron arrestime “VIP”, ja kush e ka hapur “Kutinë e Pandorës” që do të fundosë…

Data

Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha në një intervistë televizive ka dhënë të tjera detaje në lidhje me operacionin e fundit të SPAK, realizuar para pak ditësh. Gazetarja bën me dije se ky operacion ‘Plumbi i artë 2’, vjen pas hetimeve të thelluara nga ‘Plumbi i artë 1’. Hoxha thotë se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, zbërtheu lidhjet dhe prapaskenat e grupeve kriminale, duke vënë kështu SPAK-un në lëvizje. Por ajo që ka hapur “Kutinë e Pandorës”, sipas saj kanë qenë përgjimet e SKY EC dhe Encrochat.

Hoxha thotë se operacione të tjera priten nga SPAK ku do të goditen pushtetarë të lartë. Sipas saj, në fushë për të ndihmuar drejtësinë shqiptare janë “hedhur” edhe ndërkombëtarët duke sjellë informacione të dobishme për hetimet. Nga ana tjetër, gazetarja përmend dhe rastin e ish-krye prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka i cili është arrestuar pasi së bashku me tre persona të tjerë, të lidhur me persona të botës së krimit, të cilët në kulmin e hetimeve në vitin 2018 dhe 2020, ata interesoheshin përmes bashkëpunëtorëve të tyre dhe dy avokat të cilët kanë ndërhyrë për të lehtësuar dosje hetimore të njohura dhe të mëdha, sikurse është ‘Toyota Auris’ ku u gjend sasia e 3.4 mln euro.

-Nga megaoperacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK janë lëshuar 30 masa sigurie, janë zbërthyer mesazhet e kokave të krimit. Cilat janë detajet rreth këtij operacioni?

Ky emër i është vendosur nga media pasi vlerësuar se disa prej emrat, midis tyre si Talo Çela, që ishte dhe në ‘Plumbi i Artë 1’, ku kuptohet se kjo është ‘Plumbi i Artë 2’, të bazuar në dëshmi dhe në rrëfimin e Nuredin Dumanit, i cili pas një tentative ku kishte mbetur i plagosur dhe më pas u arrestua më pas në Fier, ai hapi kutinë e Pandorës duke treguar sesi banda të shumta në Elbasan ishin vënë në ndjekje të njëra-tjetrës dhe kishin kryer dhe një sërë vrasjesh.

Kjo është pjesa e parë e operacionit ‘Plumbi i Artë 1’ por ajo që bën diferencën ‘Plumbi i Artë ’ të 2022-shit është pikërisht fakti se në këtë hetim të kryesuar nga 2 prokuror të posaçëm, Behar Dibra dhe Doloreza Musabelliu, kuptohet qartë se bëhet fjalë për ç’kodimin e mesazheve dhe komunikimeve përmes SKY EC, ku janë identifikuar bashkëpunëtor të tjerë të këtyre grupeve dhe ku janë zbardhur dhe vrasje të tjera, si ajo e Klevis Kapllanit, ku i cili konsiderohet si një nga njerëzit e afërm dhe shok i Nuredin Dumanit, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

SPAK ka vlerësuar pasi ka ç ‘koduar komunikimet se të 33 personat ndaj të cilëve janë shpallur masa sigurie në mungesë, vlerëson se jo vetëm kjo vrasje por edhe masakra e Bradasheshit ku mbeti i vrarë vëllai i Erion Alibeajt, një eksponent i krimit të organizuar. Ajo që e bën shumë të veçantë këtë hetim kemi sërish emra oficerësh të implikuar por edhe një ish-gjyqtare sikundër është Pajtime Fetahu e cila për shkak të veprës por edhe të moshës së saj, gjyqtari që ka pranuar dhe ka firmosur masat e sigurisë duke vlerësuar se Fetahu duhet të qëndrojë nën masën e arrestit shtëpiak. Nga komunikimet e personave të botës së krimit rezulton se ish-gjyqtarja e cila është shkarkuar, Pajtime Fetahu, është penalizuar gjatë procesit të Vettingu-ut, konsiderohet se ka informuar dhe ka kaluar informacion dhe se për këtë është shpërblyer.

Gjithashtu, ka dy oficer policie, njëri i përket drejtorisë vendore të Elbasanit dhe nuk është çudi që pas një oficeri të mëparshëm e gjeti atë të implikuar në grupet kriminale dhe krimit të organizuar. Gjithashtu edhe shefi i krimeve të Durrësit, ndaj të cilit ka masë sigurie dhe ka dhënë informacion sikurse edhe vartësi i tij që më herët kishte qenë zv. Drejtor i burgut të Bradasheshit, ku ata që ekspozojnë janë persona të cilët njerëz të botës së krimit që ata i kanë ndihmuar. Prej së paku prej 48 orësh janë bërë kontrolle në qyet, janë sekuestruar shumë prova materiale dhe do të duhet të presim njoftimin zyrtar të SPAK, pasi një pjesë e konsiderueshme e pjesëtarëve të grupeve kriminale janë të fshehur në Dubai.

-Më herët janë prerë 18 masa sigurie për operacionin ‘Plumbi i artë1’ dhe shumë prej tyre ndodhen në Dubai?

Po dhe e kemi raportuar shpesh Dubain si ishullin e personave të botës së krimit e madje Altin Dumani e ka përsëritur për disa herë shqetësimin sa i takon kthimit në një oaz të njerëzve të botës së krimit të cilët janë larguar dhe për shkak të ligjit nuk mund të preken pavarësisht se ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla premtoi pak muaj më parë se do të sillte menjëherë pas arrestimit, do t’i mundësohej ekstradimi i thjeshtuar i Durim Bamit si një eksponent i botës së krimit, i cili shfaqet në një hetim tjetër dhe natyrisht ekspozohet si të tjerët në komunikimet e aplikacionit SKY EC. Tani sa është hapur kutia e Pandorës dhe pikërisht nga ç’kodimi i SKY dhe Encrochat do të kemi një sërë aksionesh e midis tyre jo vetëm metamorfozën por pritet që të ketë dhe funksionar të drejtësisë dhe ish-funksionar të drejtësisë si Aurel Zarka e së bashku me të edhe tre persona të tjerë që i përkasin dosjes hetimore ‘Toyota Auris’.

Këto përmenden nga njerëz të botës së krimit, të cilët në kulmin e hetimeve në vitin 2018 dhe 2020, ata interesoheshin përmes bashkëpunëtorëve të tyre dhe dy avokat të cilët kanë ndërhyrë për të lehtësuar dosje hetimore të njohura dhe të mëdha, sikurse është ‘Toyota Auris’ ku u gjend sasia e 3.4 mln euro dhe autoritetet belge po dhe franceze i sollën SPAK transkriptimin pasi Prokuroria e Posaçme kërkoi përmes letër porosive, të dhëna e prova shtesë, sollën identifikimin e katër personave, një në arrest me burg dhe tre në kërkim. Ndërkohë ajo që ka premtuar SPAK në atë që tha zyrtarisht dhe jo zyrtarisht, siç është pikërisht fakti se po hetohen një sërë funksionarësh të tjerë të drejtësisë tek të cilët ka dyshime se është ndërhyrë për të pushuar dhe për të lehtësuar pozitat e dosjes hetimore të njohur dhe të mëdha sikurse është ‘Toyota Auris’, një hetim ndërkombëtar pasi belgët e kishin çështjen në hetim dhe atje kishin zbuluar së paku 11 persona të hetuar për pastrim parash.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related