Gazetari ‘vë me shpatulla pas muri’ kreun e SPKA për arrestimin e Metës, Altin Dumani: Thamë që nuk do merremi me…

Data

Të gjithë janë sy e vesh, teksa shefi i Prokuorisë së Posaçme Altin Dumani po flet për çështjet më të nxehta politike në vend. I pyetur nga gazetari Alban Dudushi nëse arrestimi i Ilir Metës në atë formë ishte i drejtë, kreu i SPAK tentoi të devijonte përgjigjen.

Madje i kujtoi Dudushit se më herët kishin rënë dakord për të mos folur për çështje konkrete. I detyruar të kthente një përgjigje, Dumani hoqi përgjegjësinë nga vetja duke thënë se: Prokuroria e Posaçme nuk ekzekuton masat e sigurimit, atë e bën policia.

Pjesë nga diskutimi:

Alban Dudushi: Rasti i arrestimit të Metës, mënyra e arrëtimit, a iu duk i drejtë?

Altin Dumani: Thamë që nuk do merremi me raste konkrete. Prokuroria e Posaçme nuk ekzekuton masat e sigurimit, atë e bën policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related