Në kuadër të përpjekjeve për të luftuar dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD), në bashkëpunim me UNFPA Albania dhe Bashkinë Mat, organizoi një workshop të rëndësishëm. Takimi u përqendrua në fuqizimin e përgjigjes së Mekanizmave të Koordinuar të Referimit (MKR) për të menaxhuar me efektivitet rastet e dhunës, duke zbatuar në mënyrë të saktë Procedurat Standarde të Veprimit (PSV). Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të kapaciteteve lokale për barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale. “Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) në bashkëpunim me UNFPA Albania & Bashkinë Mat organizoi një workshop me anëtarët e Mekanizmit te Koordinuar të Referimit, me punonjës te shërbimeve te kujdesit shoqëror dhe shërbimit psikosocial si dhe njësitë Administrative. Qëllimi kryesor i këtij workshop-i është fuqizimi i përgjigjes së Mekanizmave të Koordinuar të Referimit në Mat në menaxhimin me efektivitet te rasteve të dhunës në familje e dhunës me bazë gjinore, duke njohur dhe përdorur sa me korrektësisht Procedurat Standarde të Veprimit (PSV). Gjatë workshopit ,Znj.Etleva Sheshi-Drejtore e Drejtorisë së Politikave të Përfshirjes Sociale dhe Barazisë Gjinore falenderoi ACPD & UNFPA në angazhimin e ngritjeve te kapaciteteve të anëtarëve të MKR, Mat. Ky takim u moderua nga eksperte të fushës, znj. Monika Kocaqi & znj.Irida Agolli. Ky workshop është pjesë e aktiviteteve që po zbatohen në kuadër të projektit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri II (EVAWIA II)”, projekt që po zbatohet nga UN Women, UNFPA @unfpaalbania dhe UNDP Shqipëri, me mbështetjen e Ministrisë se Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me fonde të Qeverisë së Suedisë”, njoftoi ACPD
Fuqizimi i mekanizmave të koordinuar në Mat, mbahet Workshop-i për menaxhimin e dhu*ës në familje dhe barazinë gjinore”
Data
