Presidenti francez, Emmanuel Macron ka përshkruar planet për një rritje të madhe të shpenzimeve të mbrojtjes, duke paralajmëruar se liria e Evropës po përballet me një “kërcënim më të madh” se në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Në një fjalim para forcave të armatosura në Paris, ai tha se “po jetojmë në një moment vendimtar” për shkak të gjeopolitikës komplekse, shkruan BBC.
Macron bëri thirrje që shpenzimet e mbrojtjes të Francës të rriten me 3.5 miliardë euro (3 miliardë paund) vitin e ardhshëm dhe më pas me 3 miliardë euro të tjera në vitin 2027.
