Foto/ Mbyti gruan, vrau me shkop bejzbolli dy qentë dhe i dha fund jetës, ja kush është mësuesi amerikan

Data

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e djeshme, teksa mësuesi amerikan MattheW James Wertz, 53 vjeç, në kolegjin privat ‘Albanian College Tirana’, në kryeqytet mbyti me litar bashkëshorten, vrau dy qentë dhe më pas vari veten.

Policia në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka dhënë detaje nga krimi i rëndë, teksa njofton se gruaja Saragih Indah Lilis Sartika 48 vjeçe u gjet e mbytur me litar në një nga dhomat e banesës që kishin marrë me qira. Sa i takon qenve mendohet se ata janë goditur me shkop bejzbolli

Është bërë këqyrja e kufomave si dhe është sekuestruar si provë dhe një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori. Po kështu janë sekuestruar dhe dorëshkrimet e mëparshme, një shkop bejsbolli dhe 4 laptop.

Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë. Ndërsa të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të njoftimit të dhënë për gjetjen të vetëvarur në banesë të shtetasit amerikan Matthew Janes Wertz, i datëlindjes 11.03.1971, dhe në vijim të veprimeve hetimore, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).

Të dy shtetasit e mësipërm janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin. Shtetasi Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor tëJuridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosdoshme procedurale s: këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si;

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related