FOTO/ Ktheu banesën në bazë kokaine, arrestohet 21-vjeçari shqiptar, i gjenden drogë, thika dhe peshore

Data

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolzano të Italisë, pasi dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës dhe e kishte kthyer banesën ku qëndronte në një bazë për përpunimin dhe shpërndarjen e drogës.

Operacioni antidrogë u zhvillua nga karabinierët e njësisë së Bressanone, në Luginën Isarco. Arrestimi u krye mbrëmjen e djeshme në autostradën Brennero, në zonën Chiusa – Piazza Fraghes, ku efektivët ndaluan automjetin me të cilin lëvizte i riu.

Gjatë kontrollit të parë, policia gjeti dy pako me rreth 200 gramë kokainë të pastër. Hetimi vijoi me kontrollin e banesës në Naz-Sciaves, ku 21-vjeçari po qëndronte prej disa kohësh.

Në banesë u sekuestruan:

•një peshore precize për ndarjen e dozave

•dy thika me gjurmë të dukshme të një substance të bardhë

•materiale të tjera që tregojnë aktivitet të qartë të përpunimit të drogës

Sipas karabinierëve, nuk ka asnjë dyshim se substanca e sekuestruar ishte kokainë e destinuar për tregun lokal.

I riu është dërguar në burgun e Bolzanos, ku do të qëndrojë në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe gjykimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related