Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Osmani theksoi se vendi jonë ka kushtetutën tejet unike që ia “vesh” Presidentit të saj detyrën për funksionimin kushtetues të të gjitha institucioneve në vend. Osmani më tej theksoi se në Forumin e Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit.
“Kosova mbetet e angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut të cilat janë mishëruar si vlera themelore të rendit tonë kushtetues dhe janë vendosur në vet themelet e shtetit tonë. Kushtetuta jonë është tejet unike, ndër të tjera presidentit të vendit i vesh detyrë tejet të rëndësishme dhe substanciale. Detyrën për të garantuar funksionimin kushtetues të të gjitha institucioneve të vendit. Në interpretimin e kushtetutës, shkronjës dhe frymës së saj gjykatat kushtetuese sot paraqesin institucionet kulmor të cilat bartin një mision dhe përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe, sidomos në demokraci të reja sikurse Kosova. Në garantimin dhe afirmimin e parimeve kushtetuese të kushtetutave që iu buron legjimiteti. Zhvillimi i drejtësisë kushtetuese është i pashmangshëm dhe i lidhur me shkencat e drejtësisë”, tha presidentja Osmani.
Osmani ka theksuar se gjatë mandatit të saj është udhëhequr çdo ditë nga kjo detyrë e shenjtë në ushtrimin e të gjitha kompetencave.
Ajo shtoi se Republika e Kosovës për këto 16 vite të ekzistimit të saj dhe 15 viteve të themelimit të Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të sundimit të ligjit.
“Republika e Kosovës përgjatë 16 vite të ekzistimit të saj dhe 15 vite të ekzistimit të Gjykatës Kushtetuese ka dhënë shembull jashtëzakonisht të mire të sundimit të ligjit. Dhe në veçanti institucionet e Kosovës kanë treguar një kulturë dhe përgjegjësi të lartë institucionale në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse ka raste kur nuk iu kanë pëlqyer”, vijoi Osmani.
