Shqipëria nis sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me një duel që luhet në Pragë ndaj Ukrainës.
Një start me rezultat pozitiv do të jetë shumë i rëndësishëm në një grup shumë të balancuar siç është ai ku gjenden kuqezinjtë dhe Silvinjos.
Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të jetë Ismajli-Kumbulla, të cilët zëvendësojnë të munguarit Gjimshiti—Ajeti, të cilët luajtën titullarë në sfidat e Europianit.
Ndërkohë Myrto Uzuni nuk është preferuar titullar ndërsa sulmin e kuqezinjve do ta udhëheqë Rey Manaj.
