Foltorja në Njësinë 4 – qytetari i përplas Berishës kritika: “Rama nuk ikën me fjalime”

Data

Gjatë Foltores së zhvilluar në njësinë nr. 4 në Tiranë, një nga pjesëmarrësit iu drejtua kreut të opozitës me një qëndrim kritik, duke theksuar se kryeministri nuk largohet nga pushteti përmes fjalimeve dhe tubimeve politike.

Në përgjigje, Berisha deklaroi se demokratët janë të vendosur të qëndrojnë në bulevard deri në largimin e Ramës, duke theksuar se aksioni do të jetë i vazhdueshëm dhe paqësor.

“Duhet të përgatitemi, me bukë me vete, duke u rikthyer në bulevard. Ne jemi misionarë,” u shpreh ai, duke sjellë edhe një reflektim personal nga koha e studimeve dhe një krahasim simbolik me figurën e Nënë Terezës, për të ilustruar forcën e përqendrimit dhe besimit në mision.

Sipas tij, vetëm një revoltë paqësore dhe këmbëngulëse, pa dhunë, mund të sjellë ndryshimin politik. Berisha theksoi se, nëse opozita nuk lëshon bulevardin dhe qëndron e bashkuar, nuk ka forcë që mund ta mbajë kryeministrin në pushtet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related