Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në partneritet me Mastercard Europe, sot çelet Programi për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike, që sipas qeverisë është një hap konkret për të reduktuar informalitetin dhe për të rritur ritmin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare.
Gjatë fjalës së tij Rama nuk ka kursyer as thumbat, ku është shprehur se dita të mira po vijnë për tregun dhe bankat.
Duke u ndalur te këto të fundit, kryeministri tha se bankat kanë gjithnjë ditë të mira se janë i vetmi biznes në planet që kur nuk iu ecën ua rrasin klientëve, gjë që sipas Ramës qeveria nuk e bën dot kurrë këtë punë.
