Estonia, Letonia dhe Lituania njoftuan dje se ishin lidhur me sukses në rrjetin evropian të energjisë elektrike, një ditë pasi u shkëputën nga ai i Rusisë. Vendet baltike kanë planifikuar një lëvizje komplekse për t’u ndarë nga rrjeti i epokës sovjetike të përdorur nga Rusia dhe Bjellorusia për dekada, dhe pushtimi rus i Ukrainës e ka përshpejtuar këtë proces. Lidhja me rrjetin evropian do të integrojë më tej të tre vendet me Bashkimin Evropian dhe do të forcojë sigurinë e sistemeve të tyre elektrike “Ne e bëmë atë!”, shkroi presidenti Letonez Edgars Rinkevičs në platformën X. Tre vende u shkëputën nga rrjeti IPS/UPS, i krijuar në vitet 1950, mëngjesin e së shtunës. Njëqind metra larg kufirit me Rusinë, kabllot që i lidhnin me atë vend u prenë dhe pjesët e tyre iu shpërndanë turmës si suvenire. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, vetë një estoneze, në fillim të kësaj jave deklaroi shkëputjen nga rrjeti sovjetik një “fitore për lirinë dhe unitetin evropian”.
Finalizohet “divorci” i Baltikut me Rusinë, pse shkëputja me rrjetin energjetik mund t’i kushtojë shtrenjtë Evropës
Data
