Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia

Data

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, është akuzuar gjithnjë publikisht se, gjatë 3 mandateve të tij si i zgjedhur vendor, krijoi një fasadë mashtruese, nëpërmjet “kasetave të gatshme”, të cilat publikohen në seri nga televizionet kryesore në vend, për turpin e tyre profesional.

Të dielën e kësaj jave, në reagimin e radhës kundër prokurorit të posaçëm, Ols Dado, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, bëri edhe një “lapsus frojdjan”.

Ai iu referua një prej argumentave të SPAK-ut se, ku thuhet se ka postuar në rrjetet sociale një aktivitet të balerinit Angjelin Perlocaj, i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe i menaxhuar nga organizatat e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Rezulton se postimi as nuk është bërë nga unë vetë, por nga stafi i zyrës së shtypit. Tani që po e kuptoj sa “krim i rëndë” paska qenë, do të doja ta kisha bërë vetë, por ato ditë kam qenë në SHBA për një udhëtim pune”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related