Fakte dhe analiza/ Për disa miliona lekë, pse deputeti Vullnet Sinaj rrezikon mandatin

Data

Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama njoftoi nga Kongresi i Partisë Socialiste i Korrikt 2024 se deputeti Vullnet Sinaj nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ndërkohë që ligjvënësi-biznesmen u përlot nga fjalët e mira të drejtuesit politik ndaj tij.

Megjithatë, largimi i tij nga skena politike nuk duket se do të jetë i lehtë dhe i butë. Pak javë më parë, grupi parlamentar opozitar i Partisë Demokratike njoftoi se do të dorëzonte në Kuvend një mocion për shpalljen e pavlefshëm të mandatit të Sinajt, pasi ai gjendet në shkelje të parashikimeve kushtetuese që lidhen me konfliktin e interesit.

Në foto: Deputeti socialist, Vullnet Sinaj

Shtatori parlamentar pritet të marrë në shqyrtim këtë mocion, i cili, me shumë mundësi, do të përfundojë me shkarkimin e Vullnet Sinajt, para se ai të tërhiqet me dëshirë nga jeta institucionale.

Kemi

analizuar përcaktimet e Kushtetutës dhe ligjin për “Parandalimin e konfliktit të interesave”, të cilët parashikojnë ndalime të rrepta për përfitimet e deputetëve nga fondet dhe kontratat publike.

Sinaj, një biznesmen prej shumë vitesh, zotëron në mënyrë pasive një rrjet të gjerë marketesh, në qytete të ndryshme. Këto markete kanë marrë vetëm pak miliona lekë nga institucionet shtetërore. Por, me shumë mundësi, do të jenë të mjaftueshme për ta vendosur mandatin e Vullnet Sinaj në kundërshtim me Kushtetutën.

Mocioni i opozitës kundër Sinaj

“Nga verifikimi i të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se deputeti i Partisë Socialiste, z. Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive në pronësi të tij, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit”, thuhet në një njoftim të Partisë Demokratike.

Në foto: Fondet e marrë nga “Big Durrësi” (marrë nga open.data)
Në foto: Fondet e marrë nga “Big Lisus” (marrë nga open.data)

Më tej, grupi parlamentar opozitar sqaron se: “Shoqëritë “BIGALB GROUP” sh.p.k., “BIG LISUS” sh.p.k., “BIG DURRËSI” sh.p.k., “BIG PESHKOPIA” sh.p.k., “BIG ROI” sh.p.k., “BIG LEO” sh.p.k., “BIG LEZHA” sh.p.k., “BIG DRINI” sh.p.k., “BASHKIMI” sh.p.k., “TIRANA CASH & CARRY” sh.p.k., që janë në pronësi apo bashkëpronësi të deputetit Vullnet Sinaj, përmes vetëm 9 transaksioneve të verifikuara, kanë përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë”.

Reagimi i deputetit

Thuajse i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Vullnet Sinaj. Në një postim në rrjetet sociale, ligjvënësi socialist deklaroi:

– “Në zbatim të nenit 70, pika 3 e Kushtetutës, nga viti 2017 kam dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve të mia, duke iu përkushtuar vetëm politikës.

– Me vendimet e depozituara në QKB në vitin 2017, kam vendosur transferimin e të gjitha kuotave të kompanive, sipas ligjeve në fuqi.

– Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet.

– Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit.”.

Ligji penalizon deputetin

Përballë këtyre dy qëndrimeve, zgjidhja duhet gjetur tek Kushtetuta dhe ligji.

Vullnet Sinaj u zgjodh deputet i Partisë në Qarkun e Vlorës në zgjedhjet e vitit 2017 dhe rimori një mandat tjetër në vitin 2021.

Para aktivitetit politik, ai njihej më së shumti si pronari i rrjetit të marketeve “Big Market”. Zyrtarisht, ai zotëron kompaninë “Bigalb”, e cila, nga ana e saj, është aksionere në disa kompani të tjera, të cilat nisin me shkronjat instore “Big…”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related