Evis Berberi mbetet në burg, SPAK rrëzon kërkesën për zëvendësim mase në dosjen “Balluku”

Data

Evis Berberi do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pasi Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me garanci pasurore.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Marinela Osmani, e cila nuk pranoi argumentet e paraqitura nga mbrojtja ligjore e ish-drejtorit të ARRSH.

Berberi mbahet në qeli që prej marsit të vitit 2024, pas hetimeve të nisura nga SPAK. Ai dyshohet për veprat penale të korrupsionit pasiv, pastrimit të parave dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Emri i tij është përmendur edhe në dosjen e njohur publikisht si “Balluku”, që lidhet me hetimet për tenderë dhe projekte infrastrukturore.

Autoritetet vijojnë hetimet për çështjen, ndërsa ndaj Berberit mbetet në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related