“Emri i Ramës del në komunikime” – Dervishi zbërthen dosjen: lidhje të vjetra, hakmarrje dhe lojë presioni

Data

Gazetari Ferdinand Dervishi ka zbuluar detaje të reja mbi çështjen e ndërhyrjes në sistemet e SPAK, duke hedhur dritë mbi marrëdhëniet dhe prapaskenat mes personave të akuzuar. Sipas tij, tre individët e përfshirë në këtë dosje nuk janë emra të rastësishëm, por persona që kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta mes tyre që nga koha kur punonin pranë Drejtorisë së Burgjeve.

Dervishi theksoi se këta persona janë shkarkuar nga detyra në periudhën kur ministri përgjegjës ishte Ulsi Manja, çka sipas tij shpjegon edhe tonin hakmarrës që shfaqet në komunikimet e zbardhura. Në bisedat mes tyre, ata shfaqen të fokusuar në gjetjen e materialeve komprometuese, veçanërisht ndaj Manjës, duke e kthyer hetimin në një përpjekje presioni personal.

Në këtë kontekst del edhe përmendja e emrit të kryeministrit Edi Rama. Sipas Dervishit, në një nga komunikimet thuhet: “Do t’i shkruaj edhe Ramës po e gjeta këtë gjë”, deklaratë që ka nxitur reagime dhe interpretime politike.

Megjithatë, gazetari sqaron se përmendja e emrit të Ramës nuk përbën implikim të drejtpërdrejtë apo përfshirje në veprimtarinë e paligjshme. Sipas tij, bëhet fjalë më tepër për një tentativë për të krijuar presion apo për të kërkuar mbështetje, sesa për prova konkrete lidhjeje.

Dervishi nënvizon se dosja tregon një përzierje të rrezikshme mes institucioneve, interesave personale dhe tentativave për shantazh, duke e kthyer çështjen në një alarm serioz për sigurinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related