EMRAT/ Aksident me vdekjen e 3 të rinjëve në Kosovë, makina bie në liqen

Data

Një automjet në të cilin ndodheshin tre djem të rinj ka rënë në liqenin e Badovcit dhe për pasojë kanë humbur jetën që të tre personat që ndodheshin në makinë.

Mediat kosovare raportojnë se viktimat janë shtetasit e identifikuar si Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe një i ri tjetër me emrin Shpat, për të cilin ende nuk është konfirmuar mbiemri për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilin po udhltonin tre të rinjtë, për kushtet që kishte rruga.

Trupat e pajetë janë nxjerrë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Dy prej viktima kanë qenë jashtë automjetit, në ujë, ndërsa një tjetër kishte mbetur i bllokuar në automjetin brenda në ujë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related