EKSKLUZIVE/ Tjetër firo në merkaton e Tiranës, mbrojtësi drejt transferimit në Hungari. Ja sa përfitojnë bardheblutë

Data

Albi Doka pritet të jetë largimi i pestë nga Tirana pas atyre të Florent Hasanit, Ardit Hilës, Kaina Nunjesh dhe Klevi Qefaliajt. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se mbrojtësi i djathtë ka arritur akordin me klubin hungarez, Ujpesht.

 

 

 

 

 

 

 

tirana1

Doka është nën kontratë me Tiranën dhe tani pritet vetëm marrëveshja zyrtare mes dy klubeve për vlerën e kartonit. Gazeta mëson se klubi bardheblu mund të përfitojë rreth 100 mijë euro nga ky transferim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ujpeshti pozicionohet në vendin e nëntë të Superligës hungareze. 26-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Hungari, përpara se të rikthehej te Tirana, pikërisht me Budapest Honved.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related