Sali Berisha, në takimin me minatorët në Bulqizë, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i tha nga Devolli se “mosha e ka bërë të rrjedhur Sali Berishën”. Berisha thotë se Rama nuk është i rrjedhur por i trembur.
Më tej Berisha i ka bërë sërish thirje kryeministrit për tu përballur publikisht para 11 Majit.
Berisha shprehet se Rama e ka mendjen të bëjë si kloun me Lamborghinin e Noizyt dhe i lë të sëmurët pa ilaçe tek Onkologjiku.
“Sot ai tha në Devoll se mosha e ka bërë të rrjedhur Sali Berishën. Unë nuk them që Edi Rama është i rrjedhur. “Edi ti nuk je i rrjedhur, po ti je i trembur, i tmerruar”. Edhe klloun bën, por prap hajde këtu në këtë sallë të dalim para këtyre burrave po ta mban, hajde këtu mos dil me Lamborghini i Noizy-t, por dil me këtë, dëgjoni këta burra se çfarë sakrifice bëjnë, por ty as që ta vret fare për ta që ekzistojmë. Mendjen e ke tek Lamborghini, sëmurët i le pa ilaçe tek Onkologjiku. Ai bën kkloun, por as klloun nuk është por probleme tij është se nuk di ku të fusë kokën.
