E moshuara rrëfen momentet e fundit para se të binte pa ndjenja: “Na gjeti çuni pa ndjenja… dhëndri tha vetëm ‘si jeni’”

Data

Flet e moshuara e cila u helmua me valium nga dhëndri i saj në Librazhd.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më datë 22 nëntor në Librazhd, ku dhëndri u dha prindërve të nuses se tij doza të mëdha valiumi për t’i vënë në gjumë të thellë, në mënyrë që ai të mundej t’u vidhte paratë e pensionit të çiftit të moshuar.

E moshuar thotë se se ditën e ngjarjes ajo ishte duke qëndruar në shtëpi më bashkëshortin e saj, kur në banesë i vizitoi dhëndri.

Ajo tha se dhëndri u fut në shtëpi dhe i pyeti se si janë. Këto janë momentet e fundit që ajo mban mend, pasi më pas ka rënë pa ndjenja si pasojë e dozës së valiumit që i kishte dhënë dhëndri.

“Unë isha duke ndenjur dhe ai erdhi dhëndri dhe pyeti ‘ si je mirë’ kaq gjë. Pastaj nuk mbaj mend asgjë. Erdhi çuni prej Greqie me gjithë nuse dhe na gjetën pa ndjenja. Bashkëshorti është i shtrirë, nuk është mire”, tha e moshuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related