♈ DASHI
Koha e duhur për të marrë iniciativa dhe për të sqaruar çështje të mbetura pezull. Në dashuri jeni pasionantë, por pak impulsivë — kujdes me fjalët. Energjia është në rritje.
♉ DEMI
Rezultatet e përpjekjeve tuaja më në fund po duken. Në dashuri kërkoni siguri dhe stabilitet. Mirë për rikuperim fizik dhe qetësi.
♊ BINJAKËT
Ditë dinamike dhe plot komunikim. Kujdes të mos premtoni më shumë sesa mund të mbani. Takime interesante për beqarët.
♋ GAFORRJA
Ndjeshmëria është e lartë. Mos u mbyllni në vetvete — flisni hapur, sidomos në marrëdhënie. E kaluara duhet lënë pas.
♌ LUANI
Guximi shpërblehet, sidomos në punë. Në dashuri jeni magnetikë, por shmangni debatet për krenari.
⚠️ ♍ VIRGJËRESHA
Ditë “tersi”. Stresi dhe mbingarkesa janë të pranishme. Mos e teproni me detaje dhe kërkesa, sidomos në dashuri. Kujdes shëndetin dhe pushoni më shumë.
♎ PESHORJA
Vendime të vështira në marrëdhënie. Mos idealizoni situata që nuk janë të qarta. Diplomacia është çelësi i ditës.
♏ AKREPI
Energji intensive dhe transformuese. Intuita ju udhëheq, por shmangni konfliktet. Dashuria kërkon sinqeritet të plotë.
♐ SHIGJETARI
Dëshirë për liri dhe ndryshim. Mundësi të reja në karrierë. Në dashuri, jini të qartë për atë që kërkoni.
♑ BRICJAPI
Sfida që ndërtojnë të ardhmen. Rezultatet vijnë me durim. Në dashuri, hapuni më shumë emocionalisht.
♒ UJORI
Ide të reja dhe kreativitet, por duhet konkretizim. Në dashuri jeni të paparashikueshëm — jo të gjithë ju ndjekin me ritmin tuaj.
⚠️ ♓ PESHQIT
Ditë “tersi”. Emocionet janë të forta dhe rrezikoni të lëndoheni lehtë. Mos merrni vendime të nxituara në dashuri dhe punë. Qëndroni me këmbë në tokë.
