“E gjitha një sajesë e pamoralshme”, analisti komenton krijimin e Komisioneve Hetimore: Lëvizja e Rithemelimit, është për qëllime antipolitike

Data

Analisti Fitim Zekthi thotë se grupimi i Rithemelimit i braktisi kauzat e saj, pasi pranoi të drejtojë komisione hetimore me ligjin e ri të miratuar nga mazhoranca, të cilën Gazment Bardhi e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë televizive, Zekthi u shpreh se mazhoranca dhe Rithemelimi duan ta legjitimojnë njëra-tjetrën.

“Parimisht, politika jonë ka degraduar aq keq sa nuk ke ku ta kapësh. Ligji për komisionet hetimore është dërguar në Gjykatën Kushtetues nga zoti Bardhi sepse mendon se është antikushtetuese. Edhe pse mendons e ligji është antikushtetues, ai pranon që të drejtojë komisione hetimore, është paradoks. Thjesht ka një marrëveshje të dy grupimeve politke në krizë, e sollën si mjet për të çuar përpara agjendën e secilit. Mendoj se 6 muajt e bënë punën e e tyre, qëllimi ka qenë që të legjitimonin njeri-tjetrin. Tashmë do vazhdojë ky komision me qasjen e re, do të kemi britma, sherre, secila prej palëve, lëvizja e Rithemelimit, është për qëllime anti politike. Fakti që ata bënë këtë lloj lëvizjeje, nuk e kishin seriozisht. Bardhi është njeri pa përkrahje politike, nuk ka asnjë votë. Është e gjitha një sajesë e pamoralshme”, tha Zekthi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related