E diela e përgjakshme/ Karamuço zbulon skemën kriminale: Ja pse atentatet ndodhin më shumë në fundjavë

Data

5 atentate me vrasje janë regjistruar në 12 ditë. Ky është bilanci tragjik vetëm për muajin janar.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ishte i ftuar në një studio televizive zbuloi detaje tronditëse për autorët dhe ditët që kryhen më shumë atentate.

Ai tha se e diela në darkë mbetet dita që shënon numrin më të lartë të ngjarjeve kriminale, ndërsa shtoi se skemat janë pothuajse të njëjtat, që përfshin vrasje me armë dhe makina të djegura.
Kemi dy cikle kriminologjike. Janë dy periudha që kemi ngjarje të renda, përputhen shumë elemente, festat, pushimet. Lindin edhe armiqësi të vjetra. Kemi një modë, mënyrë të njëjtë, makinë, motor, qëllohet, largohen, digjen… Është studiuar zona dhe terreni. Kemi prapë Tiranën me probleme me vrasje të dielën në darkë. Atentatorët e dinë që policia gjatë javës është më e angazhuar, të dielën ka më pak postblloqe.”, u shpreh Karamuço.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related