Teologu Ermir Gjinishi, ka deklaruar dje në një media se përurimi i Xhamisë së Namazgjasë nga presidenti turk Erdogan dhe lënia e kësaj xhamie jashtë juridiksionit të KMSH, është hapja e “portës” për islamin politik. Gjinishi e konsideron këtë ngjarje, një ndërhyrje brutale në punët e fesë në Shqipëri. “Sot e degjeneruan këtë histori.
Nuk dua të fyej njeri, por politizimi, mënyra si u ndërtua dhe si menaxhohet, mbajeni mend pas një viti do të flasim për myslimanë erdoganist dhe gylenist. KMSH e kanë marrë këta, në vend ta kthejmë në origjinën e vet… Këta gylenistët që thotë Erdogani nuk e kanë bërë këta grushtin e shtetit, por KMSH nuk duhet të jetë sektar, duhet të jetë gjithëpërfshirës.
Këtë duhet ta bëjnë shqiptarët, por kur shteti ndërhyn dhe bën këtë zgjidhej të gabuar, krijon këtë portë, për të krijuar islamin politik dhe këtë nesër mos na thoni, shiko ju erdoganist, sepse këtë e bëri kryeministri dhe jo myslimanët. Nuk mund të vijë një shtet, qoftë edhe presidenti i Amerikës, sepse humb legjitimitetin, besimtarët shohin diku tjetër për ta gjetur. Prandaj kemi debatin. Sapo është hapur porta e islamit politik”, deklaroi Gjinishi.
