“Dyshime për drogë dhe prostitucion”, avokatja zbardh detaje tronditëse mbi vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar nga bashkëatdhetari i tij në Itali: Ngjarja ka ndodhur mes grupeve shqiptare

Data

Avokatja shqiptare në Itali, Eva Pregu, përplasjen mes shqiptarëve në Frosinone me pasojë vrasjen e 27-vjeçarit Kasem Kasmi dhe plagosjen e tre të tjerëve, e sheh si pjesë e konflikteve për pazare droge.

Në një intervistë televizive nga Italia, Pregu deklaroi se hetuesit kanë zbuluar nga kamerat e lokalit se shqiptarët kanë qenë të ulur në një tavolinë, tre kanë ardhur dhe kanë takuar personin e katërt Mikel Zaka, i cili pas një përleshje me fjalë ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar me gjashtë plumba tre personat e tjerë.

“Plumbat kanë kapur drejtpërdrejtë në qafë personin që ka gjetur vdekjen dhe vëllanë e tij më të vogël, i cili ndodhet në reanimacion në rrezik për jetën, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mes grupeve shqiptare në këtë bar në qendër të Frosinones, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe persona të tjerë që kanë dëgjuar të shtënat e pistoletës dhe janë treguar mjaft gjakftohtë, kanë shkuar me vrap brenda lokalit, për tu dhënë ndihmë.

Personat e përfshirë në këtë sulm me armë zjarri, janë shqiptarë që jetonin në vend, dyshohet se janë pjesëmarrës së bandës së drogës dhe prostitucionit në vend.

Edhe pse deklaratat janë të ndryshme dhe se përleshja sipas deklarimit të të arrestuarit ka ndodhur për shkak të një vajze hetuesit dyshojnë se ka ndodhur për shkak të një konflikti droge.

Personat që janë përfshirë nuk kanë pasur precedentë penalë dhe krime të tjera.

Është ndaluar personi që ka kryer krimin nga policia para disa kohësh me 20 mijë euro kesh, dhe dyshohet se është kasieri i bandës.

Por këta persona nuk kanë pasur krime të tjera të kontestuar. Është një ngjarje e cila na ka lënë të gjithëve shumë të shokuar.”, tha Pregu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related