“Dy muaj grusht shteti për Ballukun” – Berisha: Rama tentoi të bllokojë drejtësinë për të shpëtuar veten

Data

Gjatë fjalës së mbajtur në protestën kombëtare të opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të kryejë një “grusht shteti brenda shtetit”, duke bllokuar për dy muaj funksionimin e drejtësisë për të mbrojtur zv/kryeministren Belinda Balluku.

Berisha deklaroi se vendi ishte në prag të një akti të rëndë antikushtetues, ku pushteti ekzekutiv u përpoq të paralizonte institucionet e drejtësisë për të shpëtuar, sipas tij, bashkëpërgjegjësit e aferave korruptive.

“Ishim në pragun e një grushti shteti brenda shtetit. Për dy muaj Rama bllokoi drejtësinë për të mbrojtur bashkëhajduten e vjedhjes së fondeve të tunelit të Llogarasë dhe të rrugës Qukës–Qafë Plloçë. Dy muaj u përpoq të shpëtonte Ballukun, sepse pas saj është vetë ai”, u shpreh Berisha nga podiumi.

Kreu i PD-së tha se ky veprim përbën kërcënimin më serioz ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor që nga rënia e komunizmit, duke e cilësuar Ramën si “armikun më të rrezikshëm të së sotmes dhe së ardhmes së Shqipërisë”.

Berisha deklaroi gjithashtu se Bashkimi Evropian, sipas tij, ka dërguar sinjalin më alarmant për Shqipërinë, duke paralajmëruar rrezikun e zhbërjes së rrugëtimit 32-vjeçar drejt integrimit europian, si pasojë e korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Ai theksoi se opozita disponon dokumente që provojnë farsën zgjedhore dhe se qeveria aktuale është e paligjshme, duke mbijetuar vetëm përmes manipulimit dhe mbrojtjes politike.

“Nëse faza e parë e këtij grushti shteti dështoi, kjo ndodhi falë jush, falë protestës dhe qëndresës qytetare”, tha Berisha, duke e cilësuar tubimin si një akt vendimtar kundër kapjes së drejtësisë dhe pushtetit

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related