Dy bileta për Hamburg/ Begaj dhe Balla sajojnë vizita shtetërore në Gjermani

Data

Golat e kombëtares këtë europian në Gjermani janë nga ato ngjarje që kur të kujtohen pas disa vitesh, do të tregohen me mburrje prej atyre që ishin në stadium kur Bajrami shënoi golin e 23 sekondave me Italinë, apo kur Qazim Laçi na kaloi në avantazh me Kroacinë.

Mes këtyre, e sigurtë është që do të ketë shumë politikanë. Nëse dikujt i duhet të takojë deputetë, ministra, kryetarë të bashkive, drejtorë, kryetarë të institucioneve të pavarura dhe lloj lloj kategorie tjetër shefash të administratës shtetërore e ka më të lehtë t’i gjejë rrugëve të Gjermanisë se nëpër zyrat e tyre të punës.

Seanca e fundit parlamentare u zhvendos sepse interferonte me ndeshjen kundër Italisë. Deputetët kishin prerë biletat e avionëve dhe prenotuar hotelet në Gjermani. Nuk mund të ishin në dy vende njëkohësisht.

Që nga 13 qershori, komisionet parlamentare nuk mblidhen më.

I vetmi që është ankuar për këtë braktisje masive të punës në parlament ishte Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Por ankesat e tij ranë në vesh të shurdhër. Në ndeshjen me Italinë, në tribunën VIP kishte edhe deputetë të opozitës, fare pranë vendit ku ishte kryeministrit Edi Rama me familjen.

Image

Ndryshe nga ç’bën zakonisht, Edi Rama u tregua i kujdesshëm për udhëtimin drejt Gjermanisë. Në rrjetet sociale u publikuan pamje që tregonin se Rama shkoi në Gjermani me avionin e AIR ALBANIA të paguar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Pas ndeshjes së parë, u kthye në Tiranë.

Shumë pranë Ramës, në tribunë, ishte Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i vetmi nga qeveria që gjendej në tribunën VIP atë ditë.

Filmimet më poshtë janë publikuar në rrjetet sociale nga Balla dhe tregojnë se ai ishte ulur në krahun e djathtë të kryeministrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related