Një 35-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi tentoi të korruptonte efektivët e Policisë Rrugore të Durrësit për të shmangur vendosjen e gjobës.
Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor “Plepa–Romanat”, ku shërbimet e Rrugores ndaluan drejtuesin e mjetit, pasi u konstatua duke lëvizur kundërvajtje dhe duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.
Pa siguracion dhe tentativë për ryshfet
Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se drejtuesi i mjetit nuk ishte i pajisur me siguracion për automjetin.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kryerjes së veprimeve administrative, 35-vjeçari u ka ofruar efektivëve 2000 lekë për të shmangur ndëshkimin për shkeljet e konstatuara.
Nis procedimi penal
Pas dokumentimit të rastit, materialet u referuan në Prokurorinë e Durrësit dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit N.P., 35 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Autoritetet bëjnë me dije se vijojnë punën për parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe luftën kundër korrupsionit.
