“Duan të kërcejnë nga belaja”/ Mazhoranca “braktis” sërish mbledhjen e komisionit, Salianji i ironizon: Me “takohemi cepave” e kam mbyllur që në tetëvjeçare unë

Data

Ndërkohë që kryetari i komisionit hetimor të TIMS po mbante fjalën e tij, mazhoranca është ngritur dhe ka ulur. Kjo ka shkaktuar batuta nga Salianji, ndërkohë që ka revoltuar anëtarin nga ana e opozitës Luan Baçi, i cili tha se do të  rimendonte pjesëmarrjen në komision.

Salianji: Të dëgjojmë të dy palët e ekspertëve dhe pastaj nëse duan të kërcejnë sërish nga belaja… e të thonë që vota e tyre do të shpëtojë nga përgjegjësia penale ata të përfshirë, e kanë gabim.

Për çfarë paguhemi nga taksat e qytetarëve këtu?

Të tallemi me qytetarët që na kanë caktuar këtë detyrë? Se bëhet fjalë a duhet të vijë dëshmitar… x apo jo, apo jo them me emër se tremben pastaj.

(Mazhoranca largohet). Unë flas këtu ju dilni tek dera.

Këta duan të na kapin cepave, e kam mbyllur që në tetë-vjeçare, na thonë takohemi cepave.

Luan Baçi: Pushimi merret me vendim, jo të ngrihet mazhoranca të dalë jashtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related