“Dua votën e diasporës”/ Rama mbledh Kryesinë dhe kryebashkiakët, zyrtarizohen ndryshimet në Qarqe

Data

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë në kryeqytet. Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ku do të zyrtarizohen ndryshimet e drejtuesve politik të Qarqeve.

Më konkretisht, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi do të emërohet drejtues politik i PS-së në Qarkun e Dibrës. Në këtë post ai do të zëvendësojë Blendi Gonxhen, i cili është trasnferuar si drejtues politik i PS në Tiranë, ku do të mbulojë zonën e Kombinatit.

Si Klosi dhe Gonxhe kanë nisur prej ditësh punën në detyrat e re, por sot do të bëhet zyrtarizimi nga Kryesia.

Bashkë me Blendi Gonxhen, numri i drejtuesve politik të PS-së në Tiranë shkon në 4 bashkë me Erion Veliajn, Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin, ku kjo e fundit është caktuar për të mbuluar bashkitë e vogla si Rrogozhina, Vora dhe Kavaja.

Vendimi për ta transferuar Gonxhen në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama e ka marrë pas avancimit të hetimeve të SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related