Dua Lipa shpreh shqetësim për ndryshimet ligjore në Shqipëri: “Qeveria nuk duhet të ndryshojë ligjet pa konsultim publik”

Data

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si merren vendime që prekin mjedisin në Shqipëri, gjatë një bisede në podcast me akademiken dhe shkrimtaren Lea Ypi.

Gjatë diskutimit, Dua Lipa u ndal te rëndësia e transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, duke theksuar se ndryshimet ligjore me ndikim të gjerë duhet të shoqërohen me konsultim publik.

“Më duket shqetësuese që qeveria mund të ndryshojë ligjin për mjedisin pa një konsultim publik”, u shpreh artistja. (⁠Service95)

Deklarata e saj lidhet me debatet që kanë shoqëruar ndryshimet në legjislacionin për zonat e mbrojtura dhe projektet e zhvillimit në Shqipëri, çështje që kanë nxitur reagime nga aktivistë të mjedisit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe pjesë të opinionit publik.

Komentet e Dua Lipës vijnë në një kohë kur në vend vijojnë protestat qytetare, ku ndër kërkesat e protestuesve janë edhe mbrojtja e zonave të mbrojtura, rritja e transparencës në vendimmarrje dhe llogaridhënia e institucioneve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related